Avokatia Albert Islami është themeluar në vitin 2003 nga avokati Albert Islami me seli në Prishtinë, Rr. Bulevardi i Dëshmorëve 58a.
Albert Islami ofron para së gjithash shërbime avokatie shoqërive tregtare (të personit dhe të kapitalit) nga lëmi i të drejtës tregtare dhe të shoqërive tregtare vendore dhe të huaja siç janë: zgjedhja alternative e kontesteve, prona intelektuale (IP), e drejta ndërkombëtare private, e drejta tatimore dhe doganore, e drejta e punës, çështjet administrative dhe civile, etj.
E drejta tregtare dhe e drejta e shoqërive tregtare
Themelimi i shoqërive, degëve dhe përfaqësive; regjistrimi i bizneseve dhe shoqërive pran Agjencisë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve; procedura për licencën TVSH dhe të doganës; restrukturimi i biznesit, transformimi dhe likuidimi.
Analiza juridike e të drejtave dhe detyrimeve të bizneseve (Legal Due diligence)
Albert Islami ka fituar një përvojë shumë të madhe në lëmin e auditimit juridik dhe pasqyrës së të drejtave dhe detyrimieve, siç është përputhshmëria e transaksioneve specifike financiare me jurisdiksionin e Republikës së Kosovës, strukturën e shoqërive, afarizmin dhe detyrimet; gjendjen e licencave tregtare, gjendjen e aseteve, gjendjen financiare investuese, etj. Në 5 vitet e fundit, Albert Islami ka kryer një sërë projektesh „due diligence” në emër të kompanive të huaja dhe institucioneve financiare, në mesin e të cilëve duhet dalluar Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Çështjet gjyqësore dhe të Arbitrazhit
Albert Islami ofron shërbim të plotë juridik në çështjet civile e para së gjithash nga lëmi i të drejtës tregtare dhe të korporateve, si dhe në procedura tjera gjyqësore që kanë të bëjnë me veprimtarinë e përgjithshme ekonomike, të drejtën tatimore dhe doganore, duke përfshirë edhe:Avokati Albert Islami flet rrjedhshëm dhe korrespondon në gjuhën angleze, gjermane, frënge, italiane, polake, sërbe/kroate, maqedone.